TIRANË- Kryeministri Edi Rama është prononcuar sërish sot në lidhje me Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, e cila ka përplasur shtetin me komunitetin ortodoks të zonës. Rama ka shkruar sot në Twitter se kjo kishë do të rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare.

“Kishë e vjetër e Dhërmiut qeë do rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare dhe “garazhi” pa leje që e quajnë kishë!!!”, shkruan Rama duke publikuar edhe dy foto, një të Kishës dikur dhe një të Kishës së modifikur nga banorët.

Ndërkohë nga Kisha Ortodokse ripërsërisin se shteti shqiptar ka një marrëveshje me Kishën, të cilën e ka shkelur për çdo vendim që ka marrë dhe çdo veprim që ka kryer. “Shteti nuk mund të marrë vendime apo të prekë pronat e Kishës, dhe as të marrë anën e një feje të caktuar, sepse po prish laicitetin e vet, që ia përcakton Kushtetuta”, shprehen përfaqësues të Kishës Ortodokse të Shqipërisë.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: