Kryeministri i vendit Edi Rama në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në “Facebook” tha se qeveria ka ndihmuar mbi 60 familje në nevojë në këtë kohë epidemie.

Rama u shpreh se në portalin Shqipëriaqëduam.al janë mbi 7000 adresime, për të cilat po jepet zgjidhje.

Kemi ndihmuar me Shqipëriaqë duam.al. Kemi mbi 7431 adresime në kanal dhe kemi nisur adresimet, sigurisht. Unë jam këtu për të komunikuar me disa prej tyre. Dje mbi 60 mijë familje kemi ndihmuar, me në krye ministren e Mbrojtjes dhe më pas të gjitha strukturat e tjera.

Kemi ndihmuar familje në nevojë që thonë se nuk kanë asnjë të papunë. Pensionistëve do u shërbejmë në shtëpi. Kush kërkon autorizim për lëvizje, mund të kontaktojë në kanalin e dedikuar dhe lidhet me Policinë e Shtetit”, tha Rama.

Edi Rama përmendi edhe raste konkrete të personave që kanë adresuar shqetësimet, të cilët më pas janë ndihmuar.

“Apo dhe denoncime të mundshme që mund të doni, keni në dispozicion shqipëriaqëduam.al. Jam në shtëpi, kam nevojë për ndihmë. Bëni një shenjë dhe lini numrin e telefonit.

Skuadra është rritur. Është shtuar një grup i dytë. Janë dhe 50 persona që janë shtuar. 7 431 janë adresimet në këtë kanal dhe ndërkohë kanë filluar edhe zgjidhjet natyrisht dhe jam këtu për të komunikuar disa prej tyre.

Për shembull nga Bashkia e Kucovës, familja Ziu. Familje me 6 anëtare, vetëm kryefamiljari punonte tani nuk punon. Kërkonte ndihmë ushqime e mori. Familja Braushi, 5 anëtarë. Edhe ata në emergjencë, edhe ata kanë marrë ndihmën e kërkuar.

Pse është e rëndësishme. Dje ka shkuar mbi 60 mijë numri i familjeve që janë asistuar nga operacioni humanitar. Janë më shumë se kaq ata që kanë nevojë. Në këtë hall të madh janë dhe pensionistët, të vetmuar. I them rri në shtëpi por edhe ata kanë nevojë. Atyre duhet u shërbejmë në shtëpi.

Përmes këtij kanali na ndihmoni t’ju identifikojmë. T’ju ndihmojmë me c’ka kërkoni. Diana Veizaj kërkoi shërbim mjekësor në banesë, dhe e mori shërbimin.

Arbeni Tollumbi kërkoi mjekim dhe medikamente, dhe i ka marrë brenda 24 orësh. Ornela Maloku nuk kishte marrë përgjigjien e skanerit prej 10 marsit.

Një pjesë e madhe e shqetësimeve janë për lëvizjet. Ka raste specifike. Franccesk Vuthaj donte të lëviztë me fëmijët për vizitë mjekësore. Menjëher u krye vizita pediatrike. Apo Albert Kocaqi kërkoi autorizim për të shkuar nga Roskoveci në Elbasan për të marrë vajzën studente.

Kush kërkon autorizim të drejtohet autorizime.al. gov. asp. Eni Amonahasa kërkoi lëvizje për të dorëzuar mjetin nga Lushnja në Thumanë. Edhe ajo është në dijeni si mund të marrë autorizimin dhe me siguri që tani që flasim mund ta ketë marrë”, nënvizoi Rama.

Silvana Kolaj kishte shqetësim për të ardhur nga Gjermania dhe rrezikonte punën në spitalin e Shkodrës. Mori garanci që nuk do ikë nga puna. Lulzim Dushaj nuk mund të merrte pensionin. E mori nëpërmjet shërbimit postar të Kukësit.

Ju lutem ato videoinformacionet nuk janë shoë, propagandë”, u shpreh Rama.

(Balkanweb)

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb