TIRANE- Mediat greke shkruan gjatë kësaj jave se kryeministri Rama ka zgjedhur Greqinë për të kaluar pushimet së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama. Disa portale të vendit fqinj dhanë lajmin se çifti Rama ndodhet në Parga që prej 15 korrikut. Sipas gazetarëve, pronarët e hoteleve nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar informacionin, megjithatë Rama është njohur nga punëtorët shqiptarë në hotel.

Ndërkohë, këtyre lajmeve i ktheu përgjigje vetë kreu i qeverisë.

Ai ka konfirmuar se nuk është me pushime, por edhe kur t’i nisë ato do ti bëjë vetëm në Shqipëri. Madje sipas Ramës ky është rregull edhe për ministrat që të pushojnë vetëm brenda vendit.

“Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi 1.S’jam me pushime 2.Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3.Ky do jetë rregull edhe për ministrat”, shkruajti ai.

GSH.al po ju sjell disa foto të shkrepura javën e kaluar në Parga të Greqisë në një nga hotelet luksoze në bregdetin grek. Një person që ka ngjashmëri të madhe me kreun e qeverisë po pushon aty së bashku me gruan dhe vajzën e tij. Shikoni fotot për të dalluar ngjashmërinë e madhe.
1-edi-rama-Untitled

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm ku mund të shihni edhe fotot:
http://www.gsh.al/2017/07/18/edi-rama-me-pushime-ne-parga-a-jane-keto-fotografite-qe-corientuan-mediat-greke/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: