DURRES

Me pankarta “Rama ik” “S’ka zgjedhje pa opozitën” etj, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Durrës marshuan nga selia lokale drejt bashkisë së qytetit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se protesta u mbajt para institucionit të pushtetit vendor. Këtë institucion e rrethuan sërish me shiritat e skenës së krimit, ata improvizuan atë që të rinjtë demokratë e konsiderojnë si instalimi i monizmit në Shqipëri në datë 30 qershor.

Para një kutie votimi që në mënyrë simbolike mbante numrin 339, numër ky që mban dosja e prokurorisë për fenomenin e shitblerjes së votës në Durrës dhe me euro në duar që simbolizonin lekët e përdorura në fushatë për të blerë votën, të rinjtë demokratë deklaruan se do të pengojnë instalimin e sistemit komunist të para viteve ’90.

“30 qershori do jetë dita kur shqiptarët do të kuptojnë se Edi Rama ka marrë fund”,- deklaruan të rinjtë e FRPD Durrës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb