Analistët në emisionin “Open” kanë komentuar deklaratën e fortë të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën e sotme para Kryeministrisë, ku iu drejtua pasardhësit të tij me fjalët: “Edi Rama, ne të dy jemi armiq”.

Sipas Zhejit kjo frazë ishte vetëm emocionale dhe pa ndonjë qëllim keqdashës, por theksoi se ai priste nga Berisha që të zbulonte strategjinë si do të rrëzojnë Ramën dhe si do të afrojnë me opozitën elektoratin gri.

“Ka një shprehje të madhe në dramaturgjinë botërore që thotë Ëord, ërods. Këto janë retorika, për të temperuar ata njerëz që kishin dalë dhe i japin forcë opozitës. Këto fjalë njeriu nuk mund t’i marrë për bazë se kanë valenca emocionale. Kjo është e bukur kështu, por s’ka ndonjë substancë. Vetë protesta më pëlqeu për anën e saj paqësore. Ishte paqësore se Berisha donte të thoshte se nuk është ai që paralajmërohet si njeriu i dhunës, anti-amerikan. Ai nuk e tha rrugë e zgjidhjes, tha do ta rrëzojmë, por se si, si qysh, si tek, nuk e tha. Ishte një protestë e mbledhur në këto kushte atmosferike për të mbyllur diskutimin se kush është kryetari i opozitës, për të detyruar ata që dilnin kundër, që të ndajnë se janë me opozitën, apo janë nën hijen e Edi Ramës. Nuk e di nëse “Rama ik, Rama largohu” është e mjaftueshme për të frymëzuar elektoratin gri”, tha Zheji.

Ndërkohë, ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi shpjegoi 6 arsyet e forta që e kanë shtyrë Berishën të bëjë këtë deklaratë

“Do e nis me shprehjen “Je armiku im”, Pse i shkon fjala armik Ramës? Kjo nuk është emocionale, por ka 6 arsye madhore. Është shkatërrimi i zgjedhjes. Nga viti 2001 kanë qenë socialistët në pushtet jo demokratët, Shqipëria hyri në një rend demokratik, sot Shqipëria është në monizëm, që nuk e kemi parë se ka pasur ekuilibër pushtetesh. E treta kriminalizimi vendit, port hyrëse e kokainës dhe kanabisit. E katërta, largimi i shqiptarëve me ritëm si sirianët dhe afganët. E pesta është në krah të Vuçiç dhe është armiqësuar me Kosovën. E gjashta nuk ka periudhë tjetër mbyllur dera e Europës na është mbyllur me kushte turpëruese. Ky njeri absolutisht është armik i demokracisë dhe qytetarëve. Protesta është rruga, jo për të ardhur në pushtet, se në pushtet do vijmë me zgjedhje ne”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb