Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë punimet në Aeroportin e Vlorës, ku sipas tij po shkelet çdo ligj e Konventë.

Në një postim në Facebook, Vasili u shpreh se Rama është një vandal që shkatërron çdo vlerë të mundshme kulturore, natyrore dhe historike, ndërsa ka shtuar se nuk ndalet para asnjë masakre.

Postimi i plotë:

Edi Rama, o monster antiligj, ndalo punimet ne Aeroportin e Vlores, po shkel çdo Konventë e ligj!

Komitet i Konventës së Bernës kërkon pezullimin e punimeve për aeroportin e Vlorës!!

Sipas dokumenteve të miratuara në mbledhjen vjetore të Komitetit të mbledhur në Strazburg në takimin vjetor nga 28 nëntori deri në 2 dhjetor:

“Kërkesa për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës vjen për shkak të mungesës së dukshme të respektimit të Ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Konventa e Bernës eshte e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane.

Konventa e Bernes është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës.

Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë në vitin 1995 dhe ka hyrë në fuqi në maj të vitit 1999.

Edi Rama si vandal shkaterrues i çdo vlere natyrore, historike dhe kulturore nuk ndalet perpara çdo masakre.

Eshte koha per ti thene ndal nje here e mire ketij te kryeministri te etur per shkaterrim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb