KORÇË

Korça shumë shpejt do të ketë një stadium të ri. Premtimin e ka bërë vetë kryeministri Edi Rama, që në një takim me banorët e Korçës, veç të tjerave, ka prekur dhe çështjen e stadiumit, stadium i kohës së monizmit dhe shumë i amortizuar.

“Do fillojmë ndërtimin e stadiumit të Kukësit. Përveç Elbasanit, Shkodrës, Tiranës, do bëjmë  edhe të Kukësit. Duke pasur edhe Elisën deputete, që ka një dobësi për Skënderbeun, ka mundësi që radhën pas Kukësit ta ketë Skënderbeu.

Përtej shakasë, kjo lidhet me planin, aty ka edhe një hotel në zonën midis fushave dhe stadiumit, që shpresojmë dhe urojmë të jetë një shembull për turizmin e nivelit të lartë. Plani ka edhe stadiumin, rindërtimin e stadiumit.

Korça e meriton, por edhe zona nuk mundet, që pas këtij modernizimi, të lëmë stadiumin në atë gjendje qesharake. Ne do investohemi seriozisht për ta ndërtuar një stadium model, të standarteve të shijeve të bukura, që është vendosur këtu në Korçë.” – ishte fjala e kryeministrit Rama.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb