Analisti politik dhe profesori Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se është për të vajtuar që kryeministri i vendit Edi Rama qesh edhe në një situatë tragjike si kjo e tërmetit.

Gjekmarkaj theksoi se kjo tregon se Shqipëria ka në krye një kryeministër joserioz, kurse shton se Rama bën propagandë edhe në situatë të tmerrshme për shqiptarët.


Kryeministri ka një aftësi për të bërë propagandë. Ai ka gënjeshtra gazmore, dramatike, kjo do të ishte gënjeshtra më tragjike. Mua më duket e tmerrshme që ai është joserioz, qesh në një situatë tragjike. Ai është aspak serioz në këtë situatë, duke bërë shaka me qen. Ky ka rënë pre e një populizmi të pashoq. Ky tërmet ka nxjerr fytyrën e vërtetë të babëzisë, të kapitalizmit shqiptar.


Këtu mund të akuzojmë të majtë e të djathtë, duke lejuar të ndërtohet në kënate, në zona bregdetare etj. Kjo tregon sesi në 30 vjet kjo klasë politike ka qenë e zhytur në korrupsion. Mua më duket një kryeministër joserioz. Kryeministri nuk flet për ato që nuk jetojnë, por për ata që jetojnë, sepse aty ka interes. Rama ka interes për to, ku shkon me kamera dhe bën propagandë. Fatmirësisht Shqipëria ka mbështetjen ndërkombëtare. Sa i takon kryeministrit, mendoj se prapë është i gënjeshtërt”, tha Gjekmarkaj.


(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb