Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim urgjent me ndërtuesit në Durrës.

Rama tha se ndërtuesit duhet të nisin urgjent punë, të ngrenë kantierët, pasi përndryshe ndaj tyre do të ketë masa të ashpra. Ai shtoi se qeveria nuk arreston njeri, por se ndërtuesit duhet të rregullojnë gjithçka të shkatërruar tashmë.

Mendoj se për banesat janë të pabanueshme, ndërtuesit janë për privim lirie. Por, qeveria nuk arreston njeri, gjykata do vendosë. Ajo që bëjmë ne është që këta ndërtues ku ka dëme të mëdha për shkak të ndërtimit, Prokuroria t’i dërgojë në gjykatë. Në raste kur ka dëmtime, duhen bërë rikonstruksione. Aty ku ka dëme të riparohen. Nëse riparoni, do të qetësoni edhe ndërgjegjen tuaj.

Po i bie shumë shkurt, se s’dua të bëj filma. Që nesër bashkia do jetë në dispozicionin tuaj, gati për të nisur punë. Ngrini menjëherë kantierët. Ne do vëmë njerëz mbi kokë, ju jeni në rregull. Kush tërhiqet nga kjo punë, do të jem unë dëshmitar. Ua keni detyrim popullit, ua keni për detyrë fëmijëve tuaj t’ua lini emrin pa njollë”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: