Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar që taksa e rrugës së Kombit për turistët nga Kosova të hiqet apo të paktën të rimbursohet për muajt e verës.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi u shpreh se kryeministri duhet të lërë mënjanë urrejtjen për Kosovën, ndërsa shtoi se “Bllkan të Hapur duke i vënë Kosovës barriera nuk mund të ketë.

Postimi:

HIQNI TAKSËN E RRUGËS SË KOMBIT PËR TURISTËT NGA KOSOVA!
TË PAKTËN I RIMBURSONI PËR MUAJT E VERËS!

Për të disatin vit radhazi qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion kryesor për turizëm veror.

Me të ardhurat e tyre ata po mbajnë në këmbë këtë sektor jetik për ekonominë e vendit, duke harxhuar miliona euro kursime dhe të ardhura të fituara me shumë mund.

Edhe sikur të mos paguhej asnjë euro, por vetëm ndalesa te trau është një bezdi, fyerje, por edhe kosto më shumë për qytetarët e Kosovës.

Edi Rama të lerë mënjanë urrejtjen e madhe për Kosovën dhe të heqë menjëherë taksën në Rrugën e Kombit!

Të paktën Qeveria të rimbursojë për sezonin e verës të gjithë qytetarët e Kosovës që vijnë në Shqipëri.

Ky është patriotizëm i vërtetë!

“Ballkan të Hapur” duke i vendosur barriera Kosovës nuk mund të ketë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb