TIRANË

“Edi Rama të shqetëson”. Këtë gjë kanë dëgjuar dhjetëra qytetarë që janë telefonuar mbrëmjen e sotme nga Kryeministri Edi Rama pasi kanë depozituar në portal problemet dhe hallet e tyre, një faqe e prezantuar nga kryeministri pak ditë më parë në kohën kur Shqipëria përballet me koronavirusin.

“www.shqiperiaqeduam.al me një kanal komunikimi urgjent për hallet e luftës në familjet tuaja. Shkruani dhe lini kontaktin tuaj telefonik. Brenda 24 orësh ju kthejmë përgjigje”, shkruan Rama dhe më pas iu këshillon qytetarëve si të veprojnë. Këshilla e parë është të mos dalin nga shtëpia dhe të mos vizitojnë prindërit apo të moshuarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb