TIRANË

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari i pranishëm në rubrikën “Opinion” në Neës 24 hodhi akuza të forta në drejtim të KQZ pas dështimit të këtij të fundit për të mbajtur një mbledhje, e cila ishte njoftuar ditën e djeshme dhe kishte si rend dite “shqyrtimin e kërkesës së opozitës për të nisur procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit”, datë kjo e caktuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Ai tha se KQZ me këtë veprim ka shkelur ligjin, ndërsa rikujtoi se anëtarët që nuk u paraqitën dje në mbledhje do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Sipas tij, zgjedhjet vendore për shqiptarët janë caktuar me 13 tetor dhe KQZ-së duhet të përgatisë terrenin, që shqiptarët të zgjedhin alternativat sipas pastrimeve demokratike.

“Edi Rama është vrasësi i zgjedhjeve të lira. Zgjedhjet janë me 13 tetor dhe KQZ nuk  e merr dot në shqyrtim dekretin e Presidentit të Republikës. KQZ  duhet të nisë proceduarat për organizimin e zgjedhjeve, të cilat do të jenë zgjedhje të lira. Në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por votime për të zgjedhur rilindasit e tyre. Edi Rama tentoi të kthente në Shqipëri sistemin monist, por këtë 85% e shqiptarëve e refuzuan.  Modeli i Edi Ramës është: shkatërro dhe uzurpo institucionet. Në këshillat bashkiakë nuk ka më debat. Anëtarët e KQZ kanë shkelur ligjin dhe do të mbajnë përgjegjësi”- tha Braimllari.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: