Pas 24 orësh reflektimi, por edhe hezitimi, Edi Reja ka vendosur se cili do të zëvendësojë Elseid Hysaj në grumbullimin e kombëtares për sfidat e tetorit kundër Turqisë dhe Moldavisë në eliminatoret e Euro 2020. Kapiteni u dëmtua të dielën me Napolin, ndërsa vendin e tij do ta marrë Hysen Memolla. Mbrojtësi që luan në Finlandë po kalon një periudhë shumë të mirë, ndërsa trajneri kuqezi e kishte vendosur emrin e tij në listën e pritjes.

71779881 2362491880516694 2444775232620199936 N
71779881 2362491880516694 2444775232620199936 N

Megjithëse në rolin natyral luan në krahun e majtë, Reja është bindur se Memolla është zgjedhja e duhur për transfertat e ardhshme në Grupin H. Ndërkohë, përfaqësuesja shqiptare vazhdon përgatitjet në bregdetin e Durrësit. Pas seancës së parë të zhvilluar pasditen e së hënës, kuqezinjtë kanë rritur ndjeshëm dozat e ngarkesës. Me pjesën tjetër të ekipit janë bashkuar edhe futbollistët që për shkak të impenjimit me skuadrat e tyre të klubeve gjatë së dielës, në seancën e parë me kombëtaren u stërvitën të diferencuar.

72399898 2362491580516724 932251565316636672 N
72399898 2362491580516724 932251565316636672 N

Përveç aspektit fizik, Reja nuk ka lënë pas dorë as ushtrimet taktike, ndërsa sipas porogramit do të vazhdojë përgatitjen e skuadrës kuqezi deri të mërkurën. Më pas kombëtarja shqiptare do të udhëtojë të enjten paradite drejt Stambollit, ku edhe ka në axhendë një seancë stërvitore në stadiumin e ndeshjes.
(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb