Grupi BALFIN organizoi edicionin e dytë të Forumit Balfin Retail ditën e djeshme në Tiranë. Forumi mblodhi së bashku drejtues dhe menaxherë nga SPAR Albania, FGA, OnSolutions, Elektro-servis, ACREM, Tirana Bank, Skopje East Gate, KidZone, operatori zyrtar i Jumbo, dhe Neptun, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe anëtarë të bordit dhe folës të shquar të ftuar për të diskutuar tendencat e konsumatorëve dhe të ardhmen e shitjes me pakicë.

Forumi u përshëndet nga Zv. Presidenti i Retail në BALFIN Group, Julian Mane. “Ne jemi sot këtu për të gjetur përgjigjen e disa pyetjeve shumë të rëndësishme, të tilla si, si do të duken kompanitë tona të shitjes dhe qendrat tregtare pas 10 vitesh; çfarë risish dhe përvojash do t’i prezantojnë tregut dhe klientëve në të ardhmen,” tha ai në fjalën e tij lidhur me strategjinë dhe arritjet e Grupit në sektorin e shitjes.

Seksionet e forumit trajtuan sfidat dhe tendencat aktuale dhe të parashikuara të retail-it, me pjesëmarrjen e folësve si të ftuar specialë dhe agjencive të njohura të konsulencës. Martin Newman, folës, kolumnist, autor, ekspert dhe këshilltar i njohur ndërkombëtarisht për transformimin e orientuar drejt klientit nga Mbretëria e Bashkuar, i prezantoi audiencës strategjinë e fitimit të konsumatorëve të fuqizuar. Dimitris Lolis ishte një tjetër folës i ftuar, me 35 vjet përvojë në menaxhim dhe konsulencë, marketing dhe shitje në disa kompani greke dhe shumëkombëshe, prezantimi i së cilit u fokusua në përmirësimin e operacioneve të retail-it në kohë të vështira, duke iu referuar zhvillimeve të fundit globale.

Eventi përfshinte gjithashtu prezantime nga Deloitte Albania dhe IDRA Research & Consulting, mbi treguesit dhe tendencat globale të shitjes me pakicë, si dhe blerjet sociale.

Forumi u konceptua si një event interaktiv me diskutime, pyetje dhe përgjigje pas çdo prezantimi, duke përfshirë aktorë dhe perspektiva të ndryshme të shitjes me pakicë.

Balfin Retail Forum, një nismë e Grupit BALFIN, zhvillohet për të dytin vit radhazi, në kuadër të forcimit të pozicionit të grupit si pionier në industri. Qëllimi kryesor i forumit është të eksplorojë tendencat e shitjes me pakicë, të përmirësojë operacionet dhe të përdorë sinergjitë dhe inovacionet. Një organizim i ngjashëm janë zbatuar së fundmi edhe me kompanitë e pasurive të paluajtshme të Grupit, duke demonstruar qasjen e BALFIN për zhvillimin e mëtejshëm dhe aplikimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb