Edicion i parë i ‘Harry Poter dhe guri filozofik” është shitur në ankand për një shifër magjike prej 68 mijë stërlina rreth 74 mijë euro. Bëhet fjalë për një nga 500 kopjet e shtypura në 1997 përpara së saga fantazi e Rowling të arrinte sukses planetar. Lajmin ë bën me dije Bbc.

Nga këto 500 kopje, 300 u janë dërguar shkollave dhe bibliotekave. Cmimi në atë kohë, ishte 10,99 stërlina për volum.

Një tjetër edicion i parë nga 500 kopjet, e shitur për gjysmë stërlina në një panair të sendeve të përdorura, është shitur në një ankand online të Hansons Auctioneers, në Staffordshire, për 50 mijë stërlina. Një kopje e tretë e bibliotekës e plotë me pulla është shitur për 19 mijë stërlina, ndërsa një e katërt për 17.500 stërlina.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb