Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edit Harxhi, e cila iu bashkua grupit me 10 zyrtarë, ish-zyrtarë dhe themelues të PD, si dhe studentë të dhjetori ’90, për dorëheqjen e Lulzim Bashës, foli këtë mbrëmje në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për zgjedhjet e 25 prillit.

Harxhi tha se ka shumë zëra që flasin për vjedhjen e zgjedhjeve, por sipas saj, humbja është humbje dhe kreu i partisë duhet të mbajë përgjegjësi. Mes të tjerash, Haxhi fajësoi dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa u shpreh se duhet të mbajë patjetër një qëndrim për të ardhmen e PD.

“Ajo çfarë unë nuk kuptoj është se pas 8 vitesh humbje kryetari duhet të mbajë përgjegjësi. Unë do dëshira që z. Berisha të dilte sot e të thoshte atë që tha disa javë më parë. Unë mendoj që mesazhi i tij sot ishte një lloj mbështetjeje për z. Basha dje. Ka shumë që thonë se zgjedhjet janë vjedhur, por në fund të fundit humbja është humbje. Për këtë arsye, unë prisja shumë më tepër, por edhe qindra e mijëra demokratë e prisnin. Z. Berisha duhet të mbajë një qëndrim patjetër, për të ardhmen e PD”, tha Harxhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb