Regjisori dhe aktori Edmond Budina ka promovuar në panair, romanin e tij “Kokëmushkat”.

Drama të dhimbshme, kriminelë dhe një personazh që zhduket përbëjnë shtratin narrative të autorit.

Maturia e Budinës në regji dhe aktrim, përcillet tashmë në një prozë të ngjeshur, që i qaset lexuesit, me përvojën e një jetë në dy kohë e në dy shtete, në dy sisteme e dy mënyrash se si pushteti shtyp.

Romani është shkruar kohë më parë. Letërsia e tij synon të ndryshojë mënyrën tonë të të menduarit e gjykuarit, një kokëmushkëri që lë pasoja shoqërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb