Regjisori Edmond Budina i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” deklaroi se Shqipëria sot është në një gjendje të rëndë politike.

Ai tha se vendi ynë ka nevojë për një forcë politike të re.

“Personalisht, nuk do të përfshihesha në politikë. As me partitë e vjetra, as me të rejat. Shqipëria duhet të ketë parti politike të re, jo me fytyra të vjetra. Shumë parti kanë dalë nga PD dhe janë shkatërruar, sepse kanë fytyra të vjetra. Unë mendoj se edhe partitë ekzistuese mund të rinovohen. Lidhur me PD, derisa jemi aleatë, e mbështes në këtë moment Partinë Demokratike për këtë gjë. Por besoj se PD do të ndryshojë. Shumë ide që ajo përdor sot, i ka marrë në atë shesh. Duhet të ndryshojë paksa mentaliteti i shqiptarëve. Në psikologjinë shqiptare gjithçka e thotë dhe e bën njëshi. Admirimi i njëshit është maksimal. Edhe te PS njëherë po. Edhe tani është si në kohën e Partisë së Punës, ku emri i liderit dëgjohet gjithandej. Kjo mendësi duhet të ndryshojë. Shqipëria ndryshon duke parë hallet e popullit dhe duke pasur shpirt.

Budina komentoi faktin që PD mbështeti kauzën e aktorëve të Teatrit. Budina tha se kjo është një protestë e Teatrit, ndërsa ka shtuar se e respekton vendimin e Partisë Demokratike për të mbështetur këtë kauzë.

“Kjo është një protestë e Teatrit. Iu kam thënë se është mirë që politika të rrijë jashtë. Kjo protestë është ruajtur, ka frymë qytetare. Mirëpo këtu në Shqipëri qytetarët nuk lëvizin nëse nuk hyn në politikë. Është domosdoshmëri që të hyjë politika. Është për të ardhur keq. E rëndësishme është që PD iu bashkua kësaj kauze. Është bashkëpunim, jo se PD ka marrë kauzën. Edhe po të ishte PS, nëse na mbështeste, do të bashkoheshim. Një socialist mund të vijë. Pandeli Majo e Ilir Meta për shembull mund të vinin, Meta dhe Majko mund të vinin, unë isha me ata në kohën e Ramiz Alisë”, tha Budina.

Regjisori Edmond Budina u shpreh se te politikanët shqiptarë nuk sheh shpirt, por hipokrizi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: