Ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti deklaron se ligji i pronave nuk duhet miratuar pa një ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Ai thotë se shumica duhet të marrë në konsideratë vërejtjet e Presidentit, ndërsa shton se çështja e pronave nuk është “nyje gordiane” që pritet por që zgjidhet.

STATUSI I PLOTE
Pronat nuk janë “nyja gordiane” që pritet, por që zgjidhet!
Ligji për pronat nuk duhet të miratohet pa konstituimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese!
Sepse e drejta e pronës është e drejtë kushtetuese.
Shpresoj në reflektim nga shumica për të marrë kohën e duhur për të rishikuar vërejtjet dhe sugjerimet e Presidentit rreth këtij ligji dhe rregulluar sipas së drejtës, konfliktet dhe interesat e palëve në këtë drejtim.
Sigurisht sipas parashkrimeve në Kushtetutë.
Çështja e pronave nuk është “nyje gordiane” që pritet por që zgjidhet

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb