TIRANE

Protestuesit e shumtë në numër të mbledhur në protestën e 9-të të opozitës së bashkuar, iu përgjigjën thirrjes së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili i ftoi ata të ndezin dritat e celularëve. Në pak sekonda i gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u ndriçua nga dritat e celularëve, në shenjë simbolike si dritë e shpresës për  Shqipërinë si Europa.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Dua t’ju falënderoj nga zemra që iu përgjigjet thirrjes time për të dalë në protestë, burra dhe gra me fëmijë për dore. E gjithë bota sonte sheh kontrastin midis popullit europian të Shqipërisë dhe bandës më anti-europiane, më anti-amerikane, më anti-perëndimore, bandës despotike kriminale të Edi Ramës. Ndaj sonte në zërat e gjokseve tuaja, me këtë prani oqeanike në këtë shesh të lirisë, dëgjojeni, kujtojeni shumë shpejt, sonte po vulosim vdekjen politike të organizatës kriminale të Rilindjes. Rama ik” tha Basha në fjalën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb