Prej pesë ditësh qytetarët kanë protestuar kundër rritjes së çmimeve, në qytete të ndryshme në vend.

Së fundmi kryeministri Edi Rama, ka replikuar me ndjekësit e tij në facebook lidhur me situatën aktuale.

Një nga komentueset i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama një deklaratë që Edona Bilali, aktualisht ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes , e cila është shprehur: Zoti Rama vërtetë nuk është Zeusi, por unë do e perifrazoja nuk është akoma Zeusi por është në rrugën e duhur pasi përveç pjesës që ai ka në staf dhe në qeveri është edhe opozita me qëndrimet e ditëpasditshme është duke dhënë dhe ajo kontributin e vetë që me pas një Zeus i cili pastaj të kthehet edhe forma që qeveriset Shqipëria ndoshta në një kshu Monarki të mundshme”., ka thënë Bilali.

Komentuesja i kthehet kryeministrit duke i bërë thirrje që të reagojë kundër rritjes së çmimeve, ndërsa shton: Fakti që Edona ju shikon si Zeus mos delironi.

Komenti i ndjekëses në Facebook: 

Komentuesja

Përgjigja e kryeministrit Edi Rama:

“E para Edona e ka thene ate ne vitin 2017 kur as e njihja dhe as me njihte dhe per cdo shqiptar qe kupton shqip dhe degjon ate qe thuhet, ajo ka bere ironi me mua, e qe ta dine ata qe e perflasin kete pjese, nje nga arsyet pse e kam ftuar Edonen ne PS ka qene fakti se ishte nje njeri kritik me PS nga shoqeria civile! E dyta fatura e energjise nuk varet nga sa njerez ka ne shtepi po nga konsumi dhe nese te vjen aq shumezoje per 5 se aq e ka cmimin real sot energjia dhe kije parasysh qe ate pjesen tjeter ta paguan qeveria! E treta faturat e energjise e te ngrohjes ne Europe i kam pare, merre nje nga ata familjaret qe ke ne Gjermani e ma posto qe te bejme krahasimin! E katerta per naften e ke shpjegimin te gjere e te gjate ne video mjafton ta degjosh! E pesta cmimet e shportes ti nuk i ke pas njejte me apo me shume se gjermanet pervecse ne ndonje enderr qe mund te kesh pare dhe sot nuk i ke absolutisht njejte se shume me shume jo e jo! Dhe e fundit, taksat e naftes nuk do te ulen, per te gjitha arsyet qe i ke edhe ne kete video dhe qe po te duash mund t’i degjosh! Shendet e mbaresi”

Rama Komenti

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb