TIRANË

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi i pranishëm në rubrikën “Opinion” në News 24 tha se detyrën e re që i është ngarkuar, e sheh si nder dhe përgjegjësi.

Ai tha se ka punuar gjatë me kryeministrin  Edi Rama dhe kjo i ka shërbyer si eksperiencë për të drejtuar  detyra të rëndësishme shtetërore.

Ministri i ri nënvizoi mes tjerash duke shtuar se biznesi ka nevojë për avokaturë dhe ministria e tij do të zbatojë me devotshmëri detyrat, të cilat janë brenda filozofisë së saj.

“Jam i angazhuar për të përmbushur pritshmëritë. Është vlerësim para së gjithash është nder, privilegj dhe përgjegjësi të shërbesh në detyrat shtetërore. Unë kam  punuar me Edi Ramën dhe kërkesa dhe pritshmëria janë zakonisht të larta.

Jam angazhuar për të dhënë më të mirën për funksionet që më janë ngarkuar. Ngjizja e kësaj ministrie synonte të krijonte një avokat për të mbrojtur biznesin, pasi ndeshet me procedura burokratikë dhe kohëzgjatjeje. Debatet me të gjitha agjencisë që kanë lidhje me biznesin do të jenë pjesë e detyrës. Ky është  roli i ministrit. Të jemi koshientë, sepse ne e dimë se çfarë  administrata të dobëta kemi trashëguar. Ajo që ka filluar këto vitet e fundit me administratën ka qenë një revolucion”, tha ai.

Ai mes tjerash tregoi dhe pikën e fortë që ka shefi i qeverisë, ndërsa shtoi se: “Është hedhur një hap i madh për rekrutimin dhe formën e administratës publike. Nëse ka patur një institucion që është ndërtuar mbi baza meritokracia ka qenë Bashkia E Tiranës. Sfida për të transformuar administratën publike është e madhe.

Unë jam anëtar i parlamentit nga 2019. Jam rritur me atë komision. Jam krenar që me komisionin zhvillonim debate cilësore dhe të shëndetshme që vinin nga qeveria. Ata që bënin sens merreshin në konsideratë. Komisioni ka dalë edhe nga Tirana. Kemi patur mbledhje edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Kjo më shërben edhe në ministrinë ku jam. Jemi bërë më të vetëdijshëm për mënyrën e organizimit.

Është një komision shumë i rëndësishëm, i cili konsulton shumë ligje dhe monitoron punën e qeverisë. Unë jam besim plotë që Niko Peleshi. Unë besoj shumë tek eksperienca e krye bashkiakëve. Një ndër eksperiencat dhe fate e Edi Ramës është se ka punuar për shumë vite në pushtetin vendor”, shtoi Shalsi.

Ministri Eduard Shalsi gjithashtu komentoi edhe protestën e studentëve, të cilën e sheh si një reflektim, që ke çfarë mëson prej saj.

“Jam në dijen të disa grupeve. E gjitha ajo që ngjau në muajt e kaluar. Ajo shërbeu si një thirrje për t’u zgjuar. Mësova personalisht shumë gjëra të reja. Ne kuptuam se është një moment i jashtëzakonshëm që nuk vjen shpesh, jo thjesht për të reflektuar”, theksoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb