Moderatorja Arbana Osmani dhe regjizori Eduart Grishaj janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar.

Dyshja mirëpritën fëmijën e tyre të parë në fund të tetorit, një djalë që e pagëzuan me emrin e veçantë, Diell. Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku shpeshherë kanë ndarë disa dedikime romantike për njëri-tjetrin.

Ndërkohë, së fundmi ka qenë Eduarti i cili ka publikuar një fotografi të veçantë krah moderatores. Arbana shfaqet e veshur si një malësore, ndërsa mban dhe një shami të bardhë në kokë. “Fshatarja ime”, ka shkruar partneri i saj krahas fotos.

Ndërkohë, fotoja ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vërshuar në komente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb