I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Eduart Sharka kryetar i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar ka folur për prodhimet stok të fermerëve, mungesën e mbështetjes së shtetit ndaj bujqësisë në krahasim me vendet e rajonit.

“Përsa i përket perimeve të serave, çuditërisht çmimet janë shumë të ulëta, të pakrahasueshme me çmimet e Europës, për këtë kohë. Nga fermerët tonë del me çmim të ulët, në Korçë janë tonelata mollë të depozituara të pashitura dhe është problem i viteve të fundit, i mbartur që është bërë pak për ta zgjidhur. Fillon që tek orientimi i fermerëve në mbjellje, që duhet një orientim makro që i mungon shtetit tonë. Buxheti i sivjetëm dhe ndryshimi i politikave fiskale është një qasje e çuditshme e qeverisë tonë. Nuk di ta shpjegoj, madje nga disa shihet si anti kombëtare.

Për mua është papërgjegjshmëri, po ta shohim qasjet e qeverive të rajonit për shkak të krizave globale dhe pandemisë kanë tjetër qasje ndaj bujqësisë, ka rritje të fondeve për të siguruar ushqimin, se ka lidhje dhe me sigurinë kombëtare. Ka rritje të fondeve për bujqësinë, tek ne ka ndodhur e kundërta. Buxheti i vitit 2022 është rreth 7.1 miliardë lekë, i bie 1.2% e buxhetit. Është një shifër e papranueshme raporti që zë produkti bujqësor dhe po ta krahasosh standardet e Europës dhe rajonit jemi me standarde shumë të shtrenjta. Ne kemi patur debate me përfaqësues të qeverisë, pasi thonë se fondi i 2021 për mbeshtetje direkte ndaj bujqësisë ka qenë 7 milion euro, sivjet thonë është trefishuar. Kjo është e pavërtetë dhe fsheh realitetin. Kemi patur kontestimet tona, kemi kërkuar që të zëvendësohet skena për të shkuar direkt. Nuk kemi rritje trefish të fondeve për mbështetje direkte për bujqësinë, por janë pakësuar trefish”, -tha Sharka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: