Një tjetër kopsht në Vlorë është mbyllur për shkak të koronavirusit. Bëhet fjalë për kopshtin nr. 9, i treti institucion arsimor parashkollor që mbyllet në qytetin bregdetar. Lajmi u bë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Enrik Mehmeti.

Shkak është bërë konfirmimi i 3 edukatoreve të prekura më Covid-19, ndërsa 2 të tjerë mbeten në pritje të përgjigjeve të tamponit. Stafi prej 28 personash i këtij kopsht do të karantinohet, ndërsa institucioni do qëndroj i mbyllur deri në datën 25 nëntor.

Pas marrjes së njoftimit për punonjës që rezultuan pozitiv prindërit nuk i kanë sjellë fëmijët më kopsht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb