I jashtëzakonshëm në fushë, edukator jashtë saj. C.Ronaldo i pranishëm në një auditor në Dubai, foli për rëndësinë e shëndetit, si të kujdesemi për të: “Siç dhe ju e dini, unë kam katër fëmijë, pres dhe dy të tjerë. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme në jetë, duhet të kujdesemi për trupin tonë, duhet të kujdesemi edhe për anën mentale, shpirtërore.

Kultura dhe feja kanë pak rëndësi, pasi të gjithë jemi njëlloj. Duhet ti mësojmë fëmijët tanë të kujdesen për veten e tyre, për trupin e tyre, të ushqehen mirë, të flenë mirë dhe të dëgjojnë këshillat e familjarëve.

Teknologjia mund të na ndihmojë, brezi i sotëm është një hap përpara, por duhet të dimë si ta shfrytëzojmë”, theksoi ndër të tjera Ronaldo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: