TIRANE

Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë  arsimtarja Kasjani Nikolla. Prej vitesh Kasjani Nikolla ka dhënë kontributin e saj në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, si mësuese e gjuhë – letërsisë, duke edukuar për vite me radhë breza të tërë nxënësish.

Për kontributin e saj të vyer në shkollën 9-vjecare, mësuese Kasjani Nikolla ishte nderuar me medaljen “Naim Frashëri”, në shenjë falënderimi për punën e saj të palodhur në formimin e brezave të rinj.

Kasjani Nikolla ishte ndër mësueset e respektuara e më të dashura për breza të tërë nxënësish në këtë shkollë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb