TIRANË

Protestues të shumtë opozitarë janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar në protestë. Ata kërkojnë lirimin e tyre, duke pretenduar se protestuesit po bëjnë burg politik.

“Edvin, hajdut, legen”, ishin disa thirrje të protestuesve, ndërsa vazhdimisht protestojnë duke brohoritur dhe ngritur zërin. Në këtë tubim janë të pranishëm edhe ish-deputetë demokratë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka në një prononcim për “News 24” deklaroi se disa qytetarë janë sot në burg, edhe pse ata kanë qenë nëpër lokale dhe nuk ishin të pranishëm në protestë. Paloka u shpreh se protestuesit janë në burg me urdhër politik të Edi Ramës. Ai shtoi se Arta Marku jep urdhëra për të arrestuar protestuesit, duke vepruar gjithmonë nën urdhërin politik të Ramës.

Policia e Shtetit informoi sot se ka arrestuar 50 protestues, ndërsa janë proceduar mbi 40 të tjerë. Opozita ka paralajmëruar tjetër protestë të hënën, më 13 maj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb