“Bin Laden është shëndosh e mirë në Bahama”. Kjo ka qenë deklarata e Edward Snowden, e cila ka bërë bujë sa i takon ish-kreut të Al Qaeda, i cili u ekzekutua para pak vitesh.

Ai thotë se Bin Laden po ashtu vazhdon që të jetë në listën e rrogave të CIA-s, duke marrë një pagë prej 100.000 dollarësh amerikanë në muaj. Snowden, i cili tani jeton në Rusi, ku i kanë dhënë azil politik për një vit, ka kohë që lëshon informata kontroverse, kështu që nuk dimë sa mund të jetë i vërtetë ky lajm rreth Bin Ladenit.

Ndër të tjera ai thekson se Qeveria amerikane e inskenoi vrasjen e Bin Ladenit, në mënyrë që atë të mos e kërkonte kush më, ta linin të qetë. Dihet se Osama Bin Laden ishte agjent i CIA-s gjatë luftës kundër trupave sovjetike në Afganistan, prandaj Snowden thotë se CIA kurrë nuk do ta porosiste vrasjen e agjentëve të saj, meqë kështu do t’iu dërgonte mesazh të pakëndshëm agjentëve të tjerë të saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: