Pas 4ditëve stërvitje, Edy Reja duket se i ka në mendje 11 lojtarët e formacionit që do ta nisin si titullarë miqësoren ndaj Spanjës. Në portë ka dilemë mes Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës, por duket se së fundmi gardiani i Torinos e ka fituar balotazhin, kjo nisur edhe nga fakti se në ndeshjet e fundit Berisha është aktivizuar normalisht në Serie A.

Për mbrojtjen tekniku italian duket i bindur, me Hysajn të spostuar në krahun e majtë dhe në të djathtë do t’i bëhet vend Ivan Balliut. Në qendër me tre mbrojtës: Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli.

Në mesfushë ka sërish një balotazh mes Klaus Gjasulës dhe Qazim Laçit, me këtë të fundit që ka bërë paraqitje të mira me ekipin e tij në Francë dhe madje ka shënuar.

Bare mbetet pikë referimi në mesfushë, ndërsa Kristjan Asllani duket do të debutojë direkt. Në sulm Reja po shikon se kë do të vendosë përkrah Armando Brojës, Myrto Uzunin apo Rey Manajn, me këtë të fundit që është rikthyer protagonist në Serie A.

Formacioni Web

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb