Edy Reja ka një më shumë se një arsye për të kaluar një verë të qetë, për të rifreskuar idetë dhe për të gjetur një zgjidhje fituese për sfidat e shtatorit. Legjionarët kuqezi, të shpërndarë kudo në Europë, por dhurojnë paraqitje fantastike, aq sa mund ta kenë vendosur në siklet trajnerin e Kombëtares. Duke nisur nga Rey Manaj, për të vijuar me Myrto Uzunin dhe së fundmi Armando Broja, ofensiva kuqezi thjeshtë po kalon një moment magjik.

I radhës që po lë gjurmë në futbollin e madh është pikërisht sulmuesi i Chelsea. 20-vjeçari u rikthye tek blutë pas një viti huazim tek Vittese dhe po bën gjithçka për të bindur trajnerin Thomas Tuchel të mos e lëshojë sërish në huazim. Në miqësoren e radhës, atë kundër Bournemouth, sulmuesi kuqezi u aktivizua në pjesën e dytë dhe i mjafton pak minuta në fushë për të shënuar golin e barazimit për Chelsea. Broja tregoi instinkt të pastër, kontroll shumë i mirë i topit në zonë dhe një finalizim i akullt.

Ky ishte goli i dytë i Broja në dy miqësoret e fundit. Mediat britanike vijojnë ti kushtojnë faqet e para sulmuesit kuqezi, duke e konsideruar si sulmuesin e të ardhmes për blutë, gjithashtu tifozët kërkojnë me ngulm që Brojës ti jep një mundësi me ekipin e parë këtë sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb