Ky edicion i Ligës së Kombeve është jetik për të ardhmen e Edy Reja-s, një pjesë e mirë e kontratës së tij e cila përfundon në nëntor, do të vendoset nga rrugëtimi i kuqezinjve në këtë edicion të këtij turneu. Një pikë në dy ndeshje, na vendosin në pozita jo të favorshme, të paktën jo për të arritur kreun e grupit, për këtë arsye kërkohen pikët e plota në dy sfida e radhës kundër Izraelit dhe Islandës.

Jo çdo po shkon mirë në këtë fillim sezoni për legjionarët kuqezi të shpërndarë kudo në Evropë. As baza e Kombëtares, lojtarët që luajnë në Serie A, nuk po kalojnë një moment të mirë, pjesa e tyre më e madhe nuk janë preferencë e parë. Etrit Berisha nuk ka shijuar ende asnjë minutë, po ashtu edhe Strakosha, i cili u largua nga Italia për të nisur një aventure të re te Brentford.

Hysaj është zhdukur prej kohësh, nuk është më preference parë, ndërsa as Kumbulla nuk po preferohet nga trajneri Jose Mourinho, nuk është aktivizuar asnjë minutë në dy ndeshjet e para. I vetmi titullar është Ardian Ismajli, 180 minuta të plota për Empolin në dy sfidat e para.

Lajmi më i hidhur, më pak i dëshiruar nga të gjithë, ishte dëmtimi i Berat Gjimshitit, për fat të keq rezultoi edhe më i rëndë se sa mendohej. Ylli kuqezi iu nënshtrua ekzaminimeve klinike të cilat zbuluan një frakturë komplekse në fibulën e majtë, një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushave të lojës të paktën dy muaj.

Vetëm pak minuta në këto dy javë të para për Kristjan Asllanin. Mesfushori kuqezi e ka të vështirë të siguroj një fanellë titullari me Interin. Titullar në dy sfidat e para për Empolin ka zbritur Nedim Bajrami, por pa mund të mbyll asnjë prej tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb