Mbeten edhe pak ditë stërvitje në kuadër të ndeshjes kundër Islandës në transfertë, por duket se trajneri Edy Reja e ka përvijuar tashmë formacionin që do të zbresë në sfidën e parë të Ligës së Kombeve.

Nëse nuk ka të papritura të tjera, Etrit Berisha do të jetë në portë. Kjo edhe për faktin se mungon Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati, me këtë të fundit që po zgjidh disa çështje procedurale që lidhen me pasaportën, ndërsa Tafas kaloi në ekipin Shpresa. Zëvendësues për momentin është vetëm Selmani.

Në mbrojtje pritet që rreshtimi të jetë i njëjtë si në ndeshjen me Spanjën, me Balliun nga e djathta, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti në qendër dhe Hysaj nga e majta. Në mesfushë do të vendoset treshja Gjasula, Asllani dhe Nedim Bajrami, ndërkohë përpara tyre me të avantazhuar janë Cikalleshi me Uzunin.

Ky është pak a shumë formacioni nëse lojtarët nuk do të kenë probleme. Ndërsa për ndeshjen me Izraelin më 10 qershor në Tiranë pritet të vijë edhe Broja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb