Trajneri i përfaqësueses shqiptare Edy Reja, ka dalë sot në konferencë për shtyp para sfidës kundër Andorrës. Sipas tij, ekipi kishte bërë maksimumin dhe nuk duhej kritikuar se kishte humbur një ndeshje me një ekip si Anglia.

Anglia – “Është e qartë që pas 5-0 morali nuk është ndër më të mirë se mendohej se mund të bënim më mirë. Por duhet të mendojmë që u mundëm nga Anglia, e cila ka një nga kombëtaret më të mira të historisë së Anglisë, për vlerat individuale, duke marrë në konsideratë edhe pankinën e një niveli të lartë. Ndaj nesh bënë një ndeshje të motivuar, agresivë.

Andorra – Kemi folur me djemtë. Ata janë përmirësuar shumë, janë një skuadër e cila na ka krijuar vazhdimisht probleme. Ne kemi fituar 1-0 në Andorra, e meritonim të fitonim më thellë, se i dominuam. Kemi barazuar 2-2 këtu, është një skuadër që na bën të vuajmë.

Ne kemi detyrën që të bëjmë ndeshje me vëmendje e agresivitetin e duhur dhe të shfrytëzojmë atë që kemi bërë në të gjithë ndeshjet e tjera, se kemi gabuar vetëm ndeshjen me Poloninë, se të tjerat i kemi bërë mirë. Të mos hedhim në erë atë që kemi bërë deri tani dhe ta mbyllim duke e munduar që ta menaxhojmë siç duhet ndeshjen.

E ardhmja – Kemi punuar për të ardhmen. Ndonjë vështirësi e kemi, se kam 10 lojtarë që mungojnë. Por nuk mund të shohim atë që ka ndodhur. Unë kam një grup lojtarësh dhe duhet të shfrytëzoj në maksimum ata që kam dhe duhet të hedh në fushë ekipin me të motivuar dhe që ka gjendje fizike, do të jenë shumë lojtarë që nuk kanë luajtur me Anglinë.

Duhet gjetur edhe rreshtimi i duhur. Duhet të kemi inteligjencën dhe agresivitetin e duhur, të mos rrezikojmë gjë dhe të kemi durim. Nëse do të ketë komplikime, duhet të mundohemi të evitojmë këto situata. Ne kemi nevojë të bëjmë një ndeshje të mirë, por sidomos rezultat dhe do të mundohemi në të gjitha mënyrat për ta arritur.

Broja – Ne e kemi lënë në shtëpi, nuk erdhi këtu se u kurua meqë kishte probleme me kaviljen. Salihi shkoi ta shihte në ndeshjen e fundit dhe kishte këtë problem. Folën mjekët e dy palëve dhe u tha që ishte ky problem. Erdhi me ne dhe ishte pak më mirë. Shpresoja ta përdorja me Andorrën, por ai dhe klubi kërkuan që të kurohej e të ishte gati për ndeshjen tjetër. Ishte i dëmtuar se kishte probleme me kaviljen, nuk ka asgjë tjetër”.

Motivimi – Skuadra në përgjithësi duhet të jetë e motivuar, e vëmendshme. Skuadra është e motivuar se duke e ditur se me 3 pikë do të arrijmë një shifër të rëndësishme. Ta mbyllim me 18 pikë është e jashtëzakonshme.

Mbetet keqardhja e humbjes me Anglinë, deri tani kemi bërë mirë dhe të vazhdojmë të bëjmë mirë nesër me Andorrën se është shumë e rëndësishme për ne. Përndryshe do hedhim në ajër këtë rritje që kemi bërë nëse nuk fitojmë me Andorrën.

Edhe pse mund të ndryshojmë, kemi organikë dhe ata që nuk kanë luajtur meritojnë konsideratë. Kanë besim të plotë nga ana ime për të gjithë në fushë dhe ata në bankinë, pasi kemi nevojë për ndryshime. Nuk mund të bëja zëvendësime me Anglinë se kisha dëmtime pas pak minutash, duhej të isha i vëmendshëm më zëvendësimet.

Atje u komplikua pak situata. Kishim një periudhë edhe para ndeshjes me Poloninë ku kishim probleme, pastaj patëm edhe me Anglinë. Nëse do të kisha të gjithë lojtarët, jam i bindur se nuk do të mundeshim me Poloninë. Nuk kemi qenë në kushtet më të mira dhe tani kemi ndonjë probleme, por kush zbret në fushë do të jetë padyshim në 100%

Tifozët e pakënaqur? Ne kemi luajtur kundër 4 lojtarëve titullarë të Mançester Junajtid, 4 te Çelsi, 3 të Totenhem. Ata që ishin në pankinë e hynë me vonë janë titullarë në çdo ekip tjetër. Kanë një ekip në stol që janë titullarë në skuadra të tjera. 5-0 i vjen keq të gjithëve, por është normale të mundesh nga Anglia.

Merrni në konsideratë faktin që ishim në momentin më të keq, se kishim lojtarë më dëmtime, apo që nuk luanin së fundmi në klubet e tyre. Ne u paraqitëm me një skuadër jo në 100%, por ata po. Për ta ishte ndeshje vendimtare, deshën të fitonin me çdo kusht, na sulmuan, për 15 minuta shihej diferenca mes ekipeve. Këto janë njerëz me aftësi të jashtëzakonshme, janë lojtarë që me këtë ekip mund të fitojnë Botërorin.

Dhe na kritikojmë se humbëm 5-0? Qartësisht na vjen keq se mendojmë se mund të bëjmë më mirë, pro këto janë përbindësha. Merreni në konsideratë, ndoshta mund të kemi gabuar diçka, por merreni parasysh kundër kujt luajtëm. Nuk isha në një situatë ku mund të të bënim më mirë.

Edhe me Poloninë, nëse me Poloninë do të kisha mundësi për zëvendësime, jam i bindur që nuk do të mundeshim. Nesër jemi përsëri në atë situatë, me 16-17 lojtarë. U desh të thirrja Muçi nga U21. Kemi një moment vështirësie, jemi të pafat me pezullimet e dëmtimet. Por jam i bindur se këta djem do bëjnë ndeshjen që duhet. Pastaj kemi bërë maksimumin që mund të bëhej, të jemi pak më objektiv.

E kuptoj kritiken se ka qenë gjithmonë në futboll. Por duhet një sjellje në linjë. Mos doni t’ju lexoj të gjithë listën e Anglisë? Nëse kritikojmë Shqipërinë që humbi në Angli…  Janë të gjithë titullarë në skuadra të mëdha. Anglia e ka bërë në maksimum ndeshjen ndaj nesh.

Nëse i gjen në fillim të kampionatit, apo në fund kur janë të lodhur, ke ndonjë shans. Kur i gjen në mes të kampionatit i gjen gjithmonë në maksimum. Të lëmë pas të kaluarën, kemi para nesh ndeshjen e të nesërmes së është vendimtare për ne dhe do të marrim në konsideratë pastaj atë që kemi bërë deri tani”, tha Reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb