Covid-19 ka prekur në mënyrë drastike ekonominë globale, efektet e këtij virusi janë shumë të mëdha edhe në botën e futbollit, mbi të gjitha në merkato. Të gjithë aktorët bashkohen në një pikë, tregu i transferimeve do të funksionoj ndryshe, me pak para kesh dhe me ulje të ndjeshme të çmimit të lojtarëve. Sipas një analize paraprake, vlera e lojtarëve në përgjithësi pritet të ulet me 20% në raport më një vit më parë.

Neymar1903
Neymar1903

Ka disa lojtarë, mbi të gjitha ata që vlerësohet me mbi 100 milion euro, që do të kenë një ulje edhe më të madhe në tregun e transferimeve, shifra të tilla tashmë janë të papërballueshme. De Bruyne, Mane, Neymar e Sterling pritet të kushtojnë 30 milion euro më pak.

Pogba
Pogba

Disa lojtarë të tjerë, të cilin këtë verë mund të ndryshonin destinacion, lojtarë si Mbappe, Bale e Pogba tashmë pas Covid-19 pritet të kushtojnë 40 milion euro më pak. Nëse ngjitemi edhe më lartë, si për shembull lojtarë si Messi, vlera e tyre në tregun e transferime pritet të ulet me 50 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb