Ndaj Young Boys është një ndeshje ku gjithçka duhet të shkojnë në perfeksion për të arritur një kualifikim që shumë pak veta e mendonin, mbase vetëm Egbo. Kur ndodhen vetëm një hap larg mrekullisë, Egbo nuk mund të heq dorë nga kjo ëndërr pavarësisht se përballë kanë një rival që është favorit në çdo aspekt. Në konferencën zyrtare për shtyp, Egbo pranon vështirësitë e mëdha që paraqet ky takim: “Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe jashtëzakonisht e vështirë, por ne jemi gati për të përballuar 90 minuta. Këtë do ta shikojmë në fushë. E njohim kundërshtarin, mënyrën e lojës së tyre, çfarë ekipi kanë. Kemi ndjekur 2-3 ndeshjet e fundit të tyre dhe bëhet fjalë për një skuadër të fortë dhe me lojtarë shtatlartë. E kemi analizuar Jang Bojs dhe kemi besim se do ta përballojmë me sukses”. Egbo pranon se Tirana nuk mund të jetë në formën më të mirë në këtë përballje pasi bojkoti dhe mungesa e ndeshjeve zyrtarë pritet të kenë efekt në fushën e lojës: “Tirana nuk mund të jetë në 100 % të formës, pasi kampionati nuk ka nisur ende. Kemi luajtur vetëm dy ndeshje në Ligën e Kampioneve, ndërsa Jang Bojs përveç Europës, ka bërë edhe tri takime në kampionat”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb