TIRANE

Ecuria e tregut të sigurimeve, në veçanti për efektet e pandemisë COVID-19 dhe procesin e dëmshpërblimit pas dy tërmeteve të vitit të kaluar, ishin sot në fokus të mbledhjes që drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e shoqërive të sigurimit.

Mete vlerësoi menaxhimin e situatës pas tërmetit nga ana e shoqërive të sigurimit, si edhe ecurinë e procesit të dëmshpërblimit, ndërsa kërkoi përmbylljen pa vonesa të të gjitha pagesave të mbetura pezull, si edhe marrjen e masave për të rishikuar planet e vazhdimësisë së biznesit në rastet e krizave dhe situatave të jashtëzakonshme. Ai vuri në dukje se tregu i sigurimeve ka nisur të rikuperojë me daljen e vendit nga izolimi.

“Situata e krijuar nga pandemia ekspozoi varësinë ndaj sigurimit TPL, duke vërtetuar nevojën e zhvillimit të tregut të sigurimeve. Gjithashtu, dixhitalizimi është thelbësor, për raportimin, inspektimin apo e-shërbimet. Kjo do të sjellë uljen e kostove, heqjen e barrierave dhe do të rrisë efiçencën në tregun e sigurimeve, u shpreh Mete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: