Kreu i Shoqatës të Hoteleri dhe Turizmit në vendin tonë Zak Topuzi në një intervistë për “News 24” tha se efektet ekonomike koronavirusit në vendin tonë mund të zgjasin deri në 3 vjet.

Topuzi theksoi se turizmi ka humbur gjatë kësaj periudhe më shumë se 140 milionë euro, ndërsa shtoi se në sektorin e turizmit rrezikohen shumë vende të punës.

“Ne kemi informuar kryetarin e PD Basha për situatën tonë. Ne kemi shtruar disa kërkesa që korrespondojnë me kërkesat e OBSH-së. Vërtetë janë 93 mijë punonjës për turizmin, por janë më shumë që janë të përfshirë jo të drejtpërdrejtë. Në rast se situata vazhdon, efektet do të zgjasin deri në 3 vjet. Turizmi po përgatitet për një sezon 3 mujor. Janë bërë gati 140 milionë euro që janë humbur.

Gjithë industria ka qenë e mbyllur. Masat kanë qenë të domosdoshme, por po diskutojmë situatën ku gjendemi. Rama tha se do të hapen baret e restorantet më datë 18, por të shikojmë si do të shkojë. Në Itali thoshin që nëse e hapim, ne jemi të humbur. Jemi në kushtet një kushtëzimi, sigurisht nga protokolli i OBSH-së. Vetëm hotelet e bregut mund të kenë 50 përqind të atyre personave që kanë zakonisht. Prandaj, OBSH ka ngritur alarm. Kjo situatë mund të bëjë që të rrezikohen shumë vende pune”, tha Topuzi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb