Shkencëtarët kanë zbuluar se specat djegëse mund të ndihmojnë në luftimin e mbipeshës tek njerëzit. Specat përmbajnë një komponent aktiv të quajtur kapsaicinë, që ju jep atyre shijen djegëse.
Ky komponent është zbuluar se ka një lidhje të fortë me reduktimin e konsumimit të ushqimit.

Në studimin e botuar në “PLOS ONE”, hulumtuesit kanë zbuluar se shija djegëse që vjen nga speci ka lidhje të mëdha me nervat e stomakut.

Nervat e stomakut, i tregojnë njerëzve kur kanë arritur nivelin e lejuar me ushqimin dhe të ndalojnë ngrënien. Njerëzit që hanë shumë yndyra i kanë të prishura këto nerva dhe nuk marrin sinjale nga ato, se kur duhet të ndalojnë së ngrëni.

Hulumtuesit janë duke studiuar, se si mund t’i shërojnë këto nerva dhe t’i bëjnë të sinjalizojnë kur trupi është i ngopur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: