COVID-19 ka pasur një efekt të përzier për thesaret arkitekturore të Evropës. Këtu është ndalur The Economist, ku sjell në vëmendje situatën e përjetuar në vitin e parë të pandemisë, por edhe mësymjen në Teatrin Kombëtar në Shqipëri. Në shkrim, theksohet se gjatë vitit të parë të COVID-19, numri i turistëve ndërkombëtarë ra me 68% në të gjithë kontinentin. Kjo do të thotë që më pak turistë do të vizitonin monumentet dhe kësisoj edhe të ardhurat për mirëmbajtjen e tyre do të ishin më të pakta.

Teksa vëmendja u shpërqendrua në situatën e virusit dhe frikës e panikut të përhapur, autoritetet kanë bërë disa rinovime dhe ndërhyrje të dyshimta. Po e nisim me Akropolin, ku gjatë bllokimit të dytë në Greqi në tetor 2020, ndërtuesit hodhën sasi betoni rreth tempujve. Ata e justifikuan këtë ndërhyrje me faktin se do të përmirësonin tempujt.

Disa ekspertë thanë se kjo është e dëmshme, ndërsa të tjerë, thanë se investimi i bërë përmirëson dukshëm veprën antike. Tani është radha e Shqipërisë. Në maj të 2020, qeveria shqiptare shkatërroi me buldozerë Teatrin kombëtar në Tiranë, për t’i hapur rrugë zhvillimit tregtar. The Economist, e përshkruan godinën e teatrit si një ndërtesë modeste, të ndërtuar në vitin 1939, por shton faktin se qytetarë të shumtë, por edhe aktorë e pëlqenin atë. Në shkrim thuhet po ashtu se protestat e aktorëve, por edhe aktivistëve, bllokuan shembjen prej vitesh.

Ndër të tjera vepra antike të shkatërruara është dhe “y-Block” në Oslo.
Projekti më i madh i Evropës për restaurimin e vendeve me trashëgimi kulturore është në Paris. Autoritetet duan të riparojnë katedralen Notre Dame, të dëmtuar nga një zjarr katastrofik në vitin 2019, përpara se qyteti të presë Lojërat Olimpike në 2024.

Vjetërsia dhe fama e kishës e bëjnë atë më pak të prekshme ndaj përmirësimeve të pamenduara mirë: qeveritë janë më pak më të forta me kishat e shekullit të 12-të sesa me blloqe zyrash të viteve 1960. Crowdfunding mund të ndihmojë gjithashtu. Dhjetëra mijëra njerëz kanë dhuruar për restaurimin dhe duan të dinë se si po shpenzohen paratë e tyre. Planet e modernizimit kanë shkaktuar polemika në media. Aq më mirë; pasi Athina e ka mësuar rrugën e vështirë, diskutimi publik përpara se planet të shkojnë përpara është një gjë e mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb