E ardhmja e Cristiano Ronaldos është e paqartë. Sulmuesi portugez ndihet i zhgënjyer në Manchester, pas një sezoni ku me “Djajtë e Kuq” nuk u arritën objektivat. Në këto kushte, një nga më të mirët në botë ka kërkuar largimin.

Efekti i CR7 dihet. Sipas asaj që kanë shkruar mediat britanike, sponsorët e Manchester United u kanë komunikuar drejtuesve të klubit qëndrimin e tyre, teksa kanë thënë se ylli i sulmit nuk duhet të shitet, të paktën jo këtë verë.

Klubi i Premier League po mendon seriozisht që t’i ushtrojë presion futbollistit, pasi ligji është në anën e tyre. Përse? Ronaldo ka kontratë deri në vitin tjetër. Kujtojmë që 37 vjeçari nuk ka udhëtuar me grupin e skuadrës për turnetë e verës.

Yu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: