Megjithëse tashmë i larguar, media spanjolle monitoron nga afër Ronaldon dhe ndikimin e tij në merkato. Rasti më i fundit është ai i Pol Pogbasë, që sipas të përditshmes iberike, “Marça”, ka kërkuar rikthimin në Torino. Pas dy vitesh të trishta në Mançester nën urdhrat e Murinjos, 25-vjeçari ka shprehur dëshirën për t’u “riveshur” bardhezi. Pas fitores së Botërorit si protagonist, Pogba, me sa duket, ka kuptuar se nuk i përshtatet futbolli i “Djajve të Kuq”.

Operacioni paraqitet shumë i komplikuar, por Juventusi është një klub ku Pogba ka treguar cilësitë e tij më të mira dhe ku do ta kishte për kënaqësi të rikthehej.

PROJEKTI JUVE- Nëpërmjet Mino Raiolës, agjentit të tij, Pogba ka komunikuar me drejtuesit e Mançesterit, duke u bërë të qartë dëshirën e tij për ndryshim. Pengesë në këtë rast mund të jenë edhe 114 milionë eurot që klubi anglez derdhi në arkat e homologëve torinezë dy sezone më parë.

BUFON DHE POGBA
Për dikë si francezi ofertat nuk mund të mungojnë, por pas disa konsultave me Barcelonën, duket se ai ka zgjedhur “Zonjën e Vjetër”. Projekti bardhezi duket më tërheqësi për Pogba, sidomos pas zbarkimit në Torino të Kristiano Ronaldo. Edhe tifozët do ta prisnin krahëhapur, pasi me një dyshe si ajo me portugezin dhe francezin, “Champions”-i nuk do të ishte më një ëndërr
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/efekti-ronaldo-pol-pogba-kembengul-per-rikthimin-te-juventusi/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: