Xhuljano Skuka është njeriu i momentit në futbollit shqiptar, lojtari më i rëndësishëm në radhët e Partizanit, status që e konfirmoi edhe një herë në Kupën e Shqipërisë. Skuka u rikthye titullar duke realizuar një dopiotë përballë Korbit, ish ekipit të tij, duke i siguruar “demave” një biletë për më tej.

Në përfundim të sfidës, trajneri Colella nuk preferoi të komentoi kur u pyet mbi këtë temë, ndërsa Skuka ia kaloi topin drejtuesve të klubit.

Colella
Colella

Fakt është që për Skukën ka interesim konkret nga Serie A, në dyert e Partizanit ka ardhur një ofertë zyrtare nga Hellas Verona: 450 mijë euro në tavolinë dhe një pjesë të kartonit, por kjo ofertë nuk ka bindur drejtuesit e klubit.

Skuka
Skuka

Përveç formës shumë të mirë, karakteristikave, moshës, Skuka ka dhe një avantazh shumë të madh pasi ka nënshtetësi franceze çka e lejon të aktivizohet lirshëm në Serie A pa zënë vendin e një lojtari të huaj, detaj ky që sigurisht ka ndikim edhe në çmimin e kartonit.

Sipas Panorama Sport, drejtuesit e klubit të Partizanit ia kanë bërë të qartë Veronas se kërkojnë dyshin e shumës për të lënë të lirë Xhuljano Skukën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb