TIRANA

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk gjendet në banesë. Policia ka kontrolluar shtëpinë e tij në Tiranë dhe nuk kanë mundur dot ta arrestojnë.

Forca të shumta policie dhe media u mblodhën rreth banesës teksa uniformat blu pasi u larguan nuk dhanë prononcim për mediat.

Sot zyrtarisht Llalla është i dënuar me 2 vite burg dhe konfiskim pasurie për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Ndërkohë kohët e fundit duket se ish-kryeprokurori ka ikur nga Shqipëria me destinacion Turqinë. Policia do të vijojë të kërkojë për Llallën për ta arrestuar ish-kryeprokurorin që nuk dihet tashmë ku është.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb