FIER

Një efektiv policie është plagosur mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Fierit, sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. Lamaj, 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin).

39-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.

Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: