TIRANË – Efektivët e Policisë Rrugore kanë gjobitur kolegun e tyre. Ngjarja është shënuar mesditën e djeshme në “Rrugën e Dibrës”, ku efektivi Naim Visha, është ndaluar nga efektivët e rrugores pasi është konstatuar se duke qarkulluar me motor, ka shkelur rregullat e qarkullimit, duke kaluar me semafor të kuq. Sipas burimeve policore, Visha është punonjës i policisë në Komisariatin Nr.4 në Tiranë dhe nga të dhënat e kolegëve të tij, ai është konstatuar rreth orës 13:00 të ditës së enjte në “Rrugën e Dibrës” ku ka kaluar me motorin e policisë me semafor të kuq. Menjëherë është bërë i mundur ndalimi i tij, ndërsa është përpiluar procesi i konstatimit për shkelje të semaforit dhe efektivi është gjobitur.

(ar.sh/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb