Kreu i shtetit Ilir Meta përmes një mesazhi ka ngushëlluar për ndarjen nga jeta të efektivit të policisë Bajram Hadërmataj, viktimë e tërmetit 6.3 ballë që goditi vendin. Polici u nxor i pajetë nga rrënojat në Kavalishencë.

Meta i shprehu ngushëllime të sinqerta familjes por dhe përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

“Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.
Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta!”, -shkruan Meta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb