TIRANE

Prej ditësh Efi nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Konkurrentja e “Big Brother VIP” ka pasur herë pas here luhatje ekuilibri dhe tensioni. Kështu, mbrëmjen e djeshme ajo ka lënë shtëpinë për pak kohë duke iu nënshtruar një kontrolli mjekësor.

Duke qenë se tensioni dhe rrahjet e zemrës rezultuan normale, mjekja gjithashtu dyshoi se çfarë ia shkakton Efit këtë gjendje është veshi i mesëm.

Pasi ka marrë ndihmën e duhur mjekësore Efi është rikthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka marrë përkujdes prej disa banorëve, që i dhanë ushqim dhe i qëndruan mbi kokë duke i ofruar çfarë kishte nevojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb