Në lëmin e vendimeve absurde në shtëpinë e bardhebluve, e vetmja “shpikje” që duket e logjikshme dhe që shpëton të gjithë nga përgjegjësitë është ulja në stol e Egbos. Shkarkimi i Julian Ahmataj, një javë përpara derbit, ishte zgjedhja e radhës absurde, diçka të tillë mund ta bënin që pas ndeshjes me Skënderbeun, mjafton të pranonin dorëheqjen e tij. Në shtëpinë e bardhebluve duket se janë bërë pishman për shumë vendime këtë periudhë, një prej tyre ishte dhe largimi i Ardian Memës.

Ard Mema Firmos
Ard Mema Firmos

Në atë vendim nuk kishte asnjë bazë logjike, fundja ishin 3 pikë larg kreut, ndërsa akoma më absurde është kërkesa e presidentit Halili për të rikthyer sërish Memën në stol. Numri një i bardhebluve ka pranuar gabim që ka bërë me largimin e tij, por vendimi për të bërë prapaktheu vjen në një moment të papërshtatshëm. BalkanWeb mëson se presidenti i Tiranës ka kërkuar nga Mema të rikthehet sërish por oferta e tij është hedhur poshtë në dy raste. Mema nuk është thjeshtë një trajner, por një mbiemër i madh i futbollit shqiptar dhe mbi të gjitha i familjes bardheblu, nuk mund të largohet e afrohet kur dëshiron presidenti Sigurisht që në tryezën e Halilit janë shumë emra, trajner të mirënjohur, të gatshëm të marrin përsipër stolin e Tiranës.

Magani
Magani

Nga Magani e deri tek Josa, të shumë janë figurat e treningut shqiptar që do ta pranonin një ofertë të tillë. Një zgjedhje e përkohshme është dhe Bledar Devolli, një opsion që qëndron gjithnjë në tavolinë por drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë të nxitohet këtë herë. Egbo mund ta mbajë postin e trajnerit të parë më shumë se sa derbi, kjo për disa arsye. Egbo do të mbaj pak ose aspak përgjegjësi për rezultatet, është i fundit që stafi drejtues por dhe tifozët mund ti kërkojnë llogari. Ky vendim mund ti jap me shumë kohë drejtuesve për të mirë menduar zgjedhjen e radhës, një gabim i trete në një hark kohorë kaq të shkurtër do të ishte fatal.

Daja
Daja

Burime të besueshme pranë klubit bardheblu, bëjnë me dije se drejtuesit Tiranës po presin përfundimin e këtij viti, për të synuar më pas me kohë të plotë Ilir Dajën. Situata që Daja po përjeton te Skënderbeu e lehtëson më shumë këtë tratative, nuk do të ishte e vështirë të largohej nga klubi korçar. Pavarësisht mënyrës se si e larguan nga Tirana, as Daja nuk do të ishte kundër një rikthimi në shtëpi, një skuadër me një projekt ambicioz, që kërkon titullin kampion, por këtë herë gjërat duhet të bëhen sipas ideve të Dajës. Merkato e janarit, pauza e fundit vitit dhe një trajner kampion janë mundësi ideale për të rikthyer edhe një herë Tiranën në shinat e duhura.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: