EGJIPT- Gjykata egjiptiane të mërkurën anuloi dënimet me vdekje ndaj 149 personave të akuzuar për vrasjen e policëve.

Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e të akuzuarit të dënuar me vdekje me akuzat për vrasjen e policëve në sulmin mbi turmën e njerëzve në stacionin në Kerdasa, në afërsi të Kajros.

Gjykata urdhëroi një rigjykim dhe anuloi dënimin me dhjetë vjet burg për të akuzuarin e dytë të të njëjtit rast.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: